Përfaqësuesit e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, janë mërzitur nga ideja apo kërkesa e Real Madridit që norvegjezi të presë deri në verën e vitit 2023 për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.
Si Barcelona ashtu edhe Real Madrid duan të nënshkruajnë me Haaland nga Dortmundi, por në shkallë të ndryshme.
Të parët duan Haalandin tani, këtë verë, ndërsa të dytët duan që norvegjezi të presë verën e vitit 2023 për të bërë këtë lëvizje.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, kërkesa e Real Madridit nuk është pritur mirë në kampin e Haalandit.
Prioriteti i Los Blancos këtë verë është nënshkrimi i Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain, kontrata e të cilit në Parc des Princes skadon në fund të këtij sezoni dhe Los Blancos janë absolutisht të vendosur për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu.
Ata gjithashtu duan Haalandin, por për verën e ardhshme, atë të vitit 2023 dhe këtu kanë lindur problemet për transferimin e tij.
Real Madridi është i vetëdijshëm se nuk ka gjasa që Haaland të përmbushë kërkesën e tyre dhe besojnë se Manchester City është klubi që ka më shumë gjasa për të blerë 21-vjeçarin këtë verë. /Telegrafi/