Site icon Telegrafi

Përfaqësuesi i partisë në pushtet në Gjermani: Me anëtarësimin e Kosovës në union, forcohet pozita e BE-së

Në emision “Personale” me Krenare Vokshin në RTV Dukagjini ka qenë i ftuar kryetari i Komunës së Oterbahut (Otterbach) dhe përfaqësuesi i partisë në pushtet në Gjermani, Stefan Kobel, ku ka folur edhe rreth çështjes së Kosovës në raport me Bashkimin Evropian dhe liberalizmin e vizave.

Ai ka thënë se si rezultat i luftës në Ukrainë evropianët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë të bashkuar për lirinë dhe demokracinë perëndimore.

“Shumë problem u shfaqën si rezultat i luftës në Ukrainë, në veçanti dërgimi i materialeve, por mendoj se ne evropianët, se bashku me SHBA-në, qëndrojmë së bashku për lirinë dhe demokracinë perëndimore”, ka thënë Kobel.

Kobel thotë se rrjedhimisht nga situata në Ukrainë, evropianët dhe amerikanët duhet të mbajnë marrëdhënie të mira më shtetin e Kosovës.

“Ne evropianët mund ti zgjidhim problemet së bashku por kjo funksionon vetëm nëse qëndrojmë së bashku dhe mendoj se është e rëndësishme që të mbajmë marrëdhëniet të mira me Kosovën”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se për të do të ishte shumë e rëndësishme që Kosova të ishte pjesë e BE-së.

“Natyrisht, Kosova nuk është në BE, edhe pse unë personalisht do të avokoja që Kosova të jetë pjesë e BE-së. Personalisht, do të ishte shumë e rëndësishme për mua se Kosova do ishte në BE, natyrisht jashtë marrëdhënieve personale miqësore dhe ne mund ta bëjmë atë nëse qëndrojmë të gjithë së bashku dhe jo se vende individuale me egoizëm mendojnë vetëm për vendin e tyre dhe jam i sigurt se në të ardhmen do të rritemi se bashku si evropianë edhe më shumë”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Oterbahut (Otterbach), Stefan Kobel në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi

Kobel ka thënë se për të forcuar pozitën e BE-së në botë pas luftës në Ukrainë duhet ta përfshijmë dhe Kosovën në union.

“Sigurisht që duhet ta përfshijmë edhe Kosovën në BE, thjesht për të forcuar pozitën tonë sepse ne mund të mbijetojmë së bashku”, ka thënë ai.

Por për të ndodhur kjo duhet që BE-ja të ndryshojë disa procedura sipas tij.

“Po për mendim tim, procedura duhet të ndryshohet në BE sepse për momentin situate është që në BE vendet anëtare duhet të bien dakord që vendet e raja të pranohen në BE. Mendoj se kjo duhet shfuqizuar dhe se shumica duhet të vendosë se cilat vende përfshihen, sepse për momentin dështon zgjerimi vetëm nëse një vend voton kundër. Nëse shumica vendos, unë mendoj se ne mund të pranojmë më shumë vende në BE dhe të forcojmë pozicionin tonë”, ka treguar Kobel.

“Zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit u pa shumë pozitivisht”, tha Stefan Kobel kur u pyet rreth çështjes së liberalizmit të vizave për Kosovën.

“Vetëm pak ditë më parë Bundestag pati një debat për Kosovën, zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit u panë shumë pozitivisht”, ka thënë ai.

Ai shtoi se sa i përket Kosovës, qëndrimi i qeverisë gjermane dhe i partisë, SPD-së, është shumë i qartë, siç është i  qartë edhe kancelari Olaf Scholz.

Cobel ketë e përfundoi duke thënë se Kosova është një vend partner për të cilin BE-ja dhe Germania ka nevojë.

Për miqësitë e mia që kam me kosovarët, mendoj se Kosova është një vend partner për të cilin ne kemi nevojë dhe mendoj se kështu e sheh edhe qeveria jonë dhe mendoj se jemi ne rrugën e duhur.

Exit mobile version