Site icon Telegrafi

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoni dalin në terren për të vërtetuar dëmet nga moti i ftohtë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të formojë komision për hetimin e dëmeve të pemëve dhe vreshtave nga temperaturat e ulëta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv.ministri i bujqësisë, Vanço Kostadinovski, sot vizitoi Tikveshin kur pa nga afër dëmet që janë shkaktuar në këtë rajon nga temperatuarat e ulëta.

Ndërsa përfaqësues tjerë të Ministirës së Bujqësisë, vizituan rejonin e Dellçevës ku temperaturat kanë qenë më të ulëta (deri -7 gradë) dhe sipas informacioneve të para pemët janë dëmtuar në një përqindje të madhe.

Nga Ministria e Bujqësisë mbrëmë vendosën që të kompensojnë dëmet e pemëve dhe vershtave, ndërsa tani pas hetimeve mbetet të shihet nëse do të mbajnë premtimin./Telegrafi/

Exit mobile version