Një delegacion i Listës Serbe ka mbërritur në Prishtinë ku pritet të kenë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së.
Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, takimi mbahet në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, pjesë e Listës Serbe janë kryetari Zlatan Elek, nënkryetari Dragisha Miloviq dhe Igor Simiq.
Mediumi serb thotë se takimi vjen pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në pjesën veriore të vendit. /Telegrafi/