Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka ulur aspak interesimin e tij për portierin e talentuar të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Mbretërit janë në kërkim të një emri të madh për portën si zëvendësues të Keylor Navasit, por që duhet të jetë i ri për të blinduar këtë pozitë për shumë vite.
Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, ai i Chelseat, Thibaut Courtois dhe Kepa Azzirabalaga i Athletic Bilbaos, kanë qenë të dukshëm në shtyp, si nënshkrimet potenciale për Realin, por Florentino Perez ka një dëshirë të kamotshme.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, adoleshenti italian i Milanit, Donnarumma, është gjithashtu në listën e dëshirave të Perezit dhe pëlqehet në masë të madhe.
Perez bëri një qasje serioze për Donnarumman gjatë verës kur ai ra në kontest për një marrëveshje për zgjatjen e kontratës me Milanin.
Një marrëveshje u diskutua mes palëve, përpara se ai të zgjidhte të nënshkruante një rinovim me Rossonerët deri në verën e vitit 2021.
Nëse Milani nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve këtë sezon, agjenti i Donarrummas, Mino Raiola do të bëjë sërish raundin e klubeve duke rritur interesin për të nënshkruar diku tjetër.
Për momentin, Kepa është përparësia kryesore e Perezit, por nëse një marrëveshje nuk mund të bëhet, ai do të kthehet tek Donnarumma si një alternativë shumë e mundshme. /Telegrafi/