Me 3 qershor Real Madridi dhe Juventusi do të përballën në finale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshje të tilla nuk ka favorit, posaçërisht kur përballën dy klube të mëdha.
Nisur nga kjo Florentino Perez ka gjetur një mënyrë t’i motivon lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Zonjës së Vjetër.
Presidenti i Los Blancos ka vendosur premio në rast të fitores, çdo lojtar do të marrë nga 1.5 milionë euro.
Paratë nuk janë problem dhe qëllim për shumicën e lojtarëve të Realit të cilët kanë kontrata milionëshe, por një motivim shtesë nuk është i dëmshëm. /Telegrafi/