Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka paralajmëruar trajnerin Zinedine Zidane që të harrojë një marrëveshje për Eden Hazardin.
Ylli i Chelseat mbetet objektivi kryesor në listën e blerjeve afatgjata të trajnerit të Realit, Zidanet.
Francezi është një tifoz i madh i Hazardit, të cilin ai e sheh si mesfushorin-sulmues ideal që do të lejonte Cristiano Ronaldon të jetë i shtyrë në pozicionin e një sulmuesi të drejtpërdrejtë.
Por, sipas mediumit iberik Don Balon, Presidenti Perez ka njoftuar Zidanen se lëvizja për Hazard do të ishte numër i tepërt në skuadër.
Përkundër planeve të trajnerit, Perez argumenton se ata tashmë kanë mjaft mundësi në formën e Hazard dhe nuk ka asnjë arsye për të zotëruar burime për të nënshkruar një tjetër mesfushor-sulmues. /Telegrafi/