Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ia ka mbyllur derën mundësisë së Cristiano Ronaldos për të ngritur rrogën e tij te klubit mbretëror.
Sulmuesi portugez është duke e jetuar sezonin më negativ që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu nga Manchester Unitedi në vitin 2009.
Përveç formës jo të mirë, Ronaldo po përballet edhe me zërat që presidenti Perez po dëshiron ta largojë nga skuadra, pasi mendon se portugezi ka dhënë të gjithën deri më tani.
Kjo situatë nuk po i pëlqen aspak yllit portugez, i cili i ka kërkuar Perezit që t’ia përmirësoj pagën apo thënë ndryshe t’ia dyfishoj e më shumë atë.
Sipas gazetës AS, portugezi ka kërkuar nga Perez që paga e tij të shkoj në 50 milionë euro dhe të vihet në linjë me Messin dhe të jetë më i paguar se Neymar.
Por, presidenti i Los Blancos ia ka kthyer negative kërkesën portugezit, duke i thënë se nuk ka para t’ia përmirësoj pagën aktuale.
Kjo duket se nuk u prit mirë as nga Ronaldo, i cili mendon se presidenti i klubit nuk e ka mbajtur premtimin dhe është irrituar pasi e dinë që situata qëndron krejt tjetër dhe klubi gjatë verës kërkoi transferimin e Kylian Mbappe dhe Neymarit.
Në veshët e Cristianos gjithashtu kanë shkuar edhe fjalët që Perez dëshiron ta përdor portugezin si kartë për bisedimet që e sjellin Neymarin nga PSG në Santiago Bernabeu dhe kjo po e shtyn drejt largimit yllin portugez.
Përveç këtyre, Ronaldon e kanë demoralizuar edhe sjelljet e pakta të klubit kur lojtari u dënua me pesë ndeshje mos-lojë për shtyrje të gjyqtarit, ndërsa kulmi i gjithë nervozizmit vjen edhe për politikën e dobët të transferimeve të klubit, të cilët nuk transferuan asgjë edhe pasi larguan, Pepen, James Rodriguezin dhe Alvaro Moratan.
Ndryshe, Ronaldo që nga transferimi i tij në Santiago ka shënuar plot 422 gola në vetëm 418 ndeshje, teksa ka fituar edhe Pesë topa të Artë dhe shumë trofe ekipor. /Telegrafi/