Flornetino Perez është duke tentuar të jetësojë planin e formimit të Superligës Evropiane.
Tashmë 12 klube janë konfirmuar si themeluesse të garës më të re në futboll, e që janë larguar edhe nga Asociacioni i Klubeve Evropiane (ECA).
Presidenti i Real Madridit ka thënë se nuk ka mundësi të ndodhë ndëshkimi i lojtarëve që luajnë në Superligën Evropiane dhe t’i ndalojnë ata mos t’i përfaqësojnë kombëtaret e tyre në garat tjera.
“Çdo lojtar mund të jetë i qetë sepse kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk do të ndëshkohen nëse hyjnë në Superligë”, ka thënë Perez për El Chiringuito
Ceferin nuk ishte figura e vetme e UEFA-s që bëri kërcënime të hënën, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Jesper Moller duke thënë që Madrid, Chelsea dhe Man City mund të nxirren të gjithë nga Liga e Kampionëve të këtij sezoni për shkak të përfshirjes së tyre në Super League.
Perez, përsëri, i hodhi poshtë këto kërcënime, duke thënë: “Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea nuk do të largohen nga Liga e Kampionëve ose ligat e brendshme. E pamundur, unë mund t’ju siguroj për këtë. 100 për qind, nuk do të ndodhë, ligji na mbron. Kjo është e pamundur”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/