Telegrafi

Perez pozon me kapitenët e Real Madridit, Benzema është risia

Real Madridi i ka bërë sot fotot zyrtare për sezonin 2017/2018.

Nuk ka munguar edhe foto tradicionale e presidentit Florentino Perez me kapitenët e klubit.

Kapiteni i parë është Sergio Ramos, ndërsa zëvendës është Marcelo.

I treti mbetet Cristiano Ronalo, ndërsa sulmuesi Karim Benzema është tashmë i katërti, pas largimit të Pepes këtë verë.

Benzema është risia e kësaj foto pasi tre të parët ishin edhe vitin e shkuar. /Telegrafi/