Telegrafi

Perez nuk tërhiqet nga projekti i Supelrigës Evropiane, zbulon detaje shtesë se çfarë pritet të ndodhë

Florentino Perez ka refuzuar edhe një herë të heqë dorë nga Superliga Evropiane, duke pretenduar se gjashtë klubet e mëdha nga Liga Premier ishin të detyruar të tërhiqeshin nga plani i diskutueshëm.

Superliga Evropiane  u shpërbë aq shpejt sa dukej se kishte shkatërruar futbollin në prill, kur Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Arsenal u tërhoqën.

Gjashtë klubet nga Liga Premier dhanë sinjale, derisa nga aty u tërhoqën edhe Atletico Madrid, Milani dhe Interi, duke lënë vetëm tre nga superfuqitë e Evropës ende të përfshira në planet e diskutueshme.

Lexo po ashtu Nuk ka asgjë për të fshehur, Perez i zbulon të gjitha çfarë kanë ndodhur te Real Madridi

UEFA ka gjobitur ekipet që janë tërhequr dhe kanë kërcënuar të fillojnë një hetim ndaj Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës, megjithëse të gjithë janë ftuar në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Perez ka pretenduar se ata nuk mund të ndëshkohen dhe tha se ata kanë “fituar”, duke pretenduar se Superliga “vazhdon”.

“Ne jemi të qetë, për shkak të asaj që kemi, ne kemi fituar”, ka thënë presidenti i Realit për El Transistor.

“Skuadrat angleze u detyruan. Ata nënshkruan diçka që nuk duhet ta nënshkruanin, sepse ata janë të përkushtuar në Superligë. Ata [UEFA] donin t’i dënonin, dhe gjykatat thanë jo”.

Lexo po ashtu NYT zbulon skandalin mes FIFA-s dhe 12 klubeve nga Superliga Evropiane - marrëveshje e anasjelltë

“Ekziston një kontratë e detyrueshme dhe askush nuk mund të largohet. Superliga vazhdon. Ne shkuam te gjykatësi që bëri një vendim dhe thanë që Superliga nuk mund të preket”.

“UEFA nuk mund t’u bëjë asgjë njerëzve ose klubeve. Është e ndalur. Tani gjykata në Luksemburg duhet të vendosë”, ka shtuar më tej Perez.

Superliga Evropiane parashikon që në të të jenë vetëm klubet e mëdha dhe ato që kanë pasur ecuri të lartë në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/