Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka thënë Jose Mourinhos se do ta vë mbrojtësin francez, Raphael Varane, në shitje këtë verë.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Mourinho nënshkroi me Varanen për Realin kur ishte trajner i gjigantit spanjoll.
Kështu, trajneri portugez mposhti ish-trajnerin e Djajve të Kuq, Sir Alex Fergusonin në garë për ish-mbrojtësin e Lensit.
Megjithatë, mediumet spanjolle raportojnë se tani klubi nga Old Trafford ka mundësi të nënshkruaj me Varanen.
Sipas mediumit Diario Gol, Perez dhe Mourinho ndajnë një marrëdhënie të ngushtë nga koha e tyre në Bernabeu dhe ish-presidenti i ka thënë portugezit se ai do të shesë Varanen nëse paguan shifra të mëdha.
Ish-trajneri Chelseat është i gatshëm të thyejë bankën për afrimin e Varanes, por së pari do të duhet të bindë bordin me planet e tij.
Perez ka idetë e tij për të zëvendësuar Varanen me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci dhe Matthijs de Ligt nga Ajax.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar u përfol edhe për një ofertë shkëmbimi të Realit, të cilët thuhet se ofruan Varanen për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois. /Telegrafi/