Florentino Perez ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te Kylian Mbappe, me këtë të fundit që befasoi të gjithë me deklaratën e bërë.
Sulmuesi 22-vjeçar bëri të ditur se ka kërkuar në verën e këtij viti që të largohet nga Paris Saint-Germain, mirëpo presidenti, Nasser Al-Khealifi nuk e lejoi.
Në lidhje me deklaratën e tij, kreu i Real Madridit ka deklaruar për RMC Sport se në janar presin të reja nga Mbappe.
“Në janar do të kemi lajme rreth Mbappes. Shpresojmë qysh më 1 janar, situata e Kylian Mbappes të qartësohet”, ka deklaruar Perez.
“Fjalët e mija rreth Mbappes janë keqinterpretuar. Ajo çfarë kam thënë është se ne do të presim deri në verën e ardhshme – kemi gjithmonë respekt për PSG-në, me ta që kemi raporte të mira”.
Francezi konfirmoi se dëshiron të largohet nga skuadra e Parisit në fund të këtij edicioni, e që Real Madridi po e pret krahëhapur. /Telegrafi/