Site icon Telegrafi

Perez: Milanin e kemi rival dhe jo Barcelonën

Real Madridi aktualisht është kampion i Spanjës dhe Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene ka fituar 12 tituj të ligë më elitare evropiane për klube dhe një ndër personat që është më meritoi për këtë, padyshim është president i klubit Florentino Perez.

Ai ka folur rreth rivalit më të madh të skuadrës madrilene duke thënë se nuk është Barcelona, por skuadra italiane e Milanit.

“Milani është dhe do të jetë edhe në 50 vitet e ardhshme rivali më i madh i Real Madridit dhe nuk do të jetë Barcelona apo ndonjë tjetër klub”, tha Perez duke i komplimentuar “Rossonerët”, të cilët deri më tani kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro për transferime.

Milani renditet në vendin e dytë sa i përket titujve të Ligës së Kampionëve, ku deri më tani ka fituar shtatë sosh ndërsa Barcelona ka dy më pak se italianët. /Telegrafi/

Exit mobile version