Real Madrid ka informuar Manchester Unitedin se ata mund ta shesin Gareth Balen këtë verë.
Megjithatë, anësori uellsian mund të lirohet vetëm për një rekord transferimesh botërore, duke tejkaluar edhe Paul Pogban.
Agjenti i Bale, Jonathan Barnett, ka qenë i lidhur dhe ka folur me trajnerin e Unitedit, Jose Mourinho, për një kthim të verës në Ligën Premier.
Sipas asaj që shkruan gazeta El Mundo Deportivo, edhe presidenti i Realit, Florentino Perez i ka bërë të qartë Mourinhos që një marrëveshje mund të bëhet, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, vetëm një ofertë prej jo më pak se 120 milionë eurosh në tavolinën e negociatave do të merret përspipër nga ana e Perezit.
Presidenti i “Mbretërve” është gjithashtu i përgatitur për të diskutuar kushtet me Unitedin për ndonjë marrëveshje për portierin David de Gea. /Telegrafi/