Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se James Rodriguez është një nga më të mirët në botë.
James është i lidhur me një largim nga Madridi, me shumë kube që e kërkojnë si Manchester United, Chelsea dhe AC Milan.
Kolumbiani ka startuar vetëm në 13 ndeshje të La Ligas sezonin e shkuar, por Perez thotë se ai është ndër më të mirët dhe do të shikohen interesat e të dy palëve.
“Ai është një nga më të mirët në botë”.
“Ai është në Madrid… ne do t’i masin interesat e lojtarëve dhe tona, por ato të Madridit do të jenë primare”, ka thënë Perez.
James u bashkua me Real Madridin nga Monaco në vitin 2014. /Telegrafi/