Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i inkurajuar nga problemet e PSG-së me Fair Play Financiar dhe dëshiron ta shfrytëzojë këtë për ta transferuar Neymarin ose Kylian Mbappen.
Klubi i madh francez tash e sa vite është ‘mbret’ i shpenzimeve në Evropë në afatet kalimtare të transferimeve.
Megjithatë, kohëve të fundit PSG është kërcënuar me dënime nga UEFA shkaku i parregullsive financiare.
Sipas gazetës AS, PSG përballet me nevojën për të rritur fonte për 90 milionë euro nga shitjet e lojtarëve këtë vit për t’u pajtuar me ligjin e UEFA-s.
PSG-së fillimisht iu gjetën 170 milionë euro më pak sesa kërkoheshin për të përmbushur detyrimet e tyre të FFP-së.
Por, 80 milionë euro nga pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve, tani ata kanë lënë një hendek prej 90 milionë që duhet të mbulohen.
Si i tillë, shitja e lojtarëve ka gjasa të kompensojë mungesën e fondeve dhe Florentino është gati të bëjë biznes për sulmuesit e PSG-së, Neymar ose Kylian Mbappe.
PSG nëse nuk arrin t’i mbledh fondet deri në afatin e fundit të UEFA-s, ata përballen me ndalimin nga garat evropiane. /Telegrafi/