Barcelona dhe Alaves nuk do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit në Santiago Bernabeu.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili ka thënë se stadiumi do të rikonstruktohet.
Që nga vitit 1997, rivalët e përbetuar të Los Blancos, nuk luajnë në këtë stadium dhe edhe për datën e 27 marsit duhet të gjejnë një tjetër stadium.
“Finalja nuk do të mund të zhvillohet në Santiago Bernabeu, pasi që do të fillojnë punët për konstruktimin e stadiumit”
Barcelona kërkon që finalja të zhvillohet në këtë stadium shkaku i madhësisë së tij dhe qytetit të madh që ka kapacitet për t’i pritur tifozët e të dy skuadrave. /Telegrafi/