Telegrafi

Perez i emocionuar që do të luaj për Arsenalin

Sulmuesi spanjoll, Lucas Perez është transferuar tek Arsenali nga Deportivo La Coruna në ditën e fundit të tregut të transferimeve.

Spanjolli ka thënë se është i emocionuar që do të luaj për skuadrën angleze për edicionin e ri.

“Është shumë emocionuese për mua të jem këtu. Do të luaj me lojtarët më të mirë dhe do të jem në konkurrencë me ta”.

“Nëse dikush do të më thoshte para 10 viteve kur isha duke luajtur nëpër rrugët e La Corunas se do të jem në Arsenal do ta hedhja nga ura”.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet nga unë. Do të jap më të mirën nga vetja ime për të fituar me klubin”, deklaroi Perez.

27-vjeçari iu bashkua Arsenalit nga Deportivo La Coruna për 20 milionë euro. /Telegrafi/