Telegrafi

Perez e sheh blerjen e Mbappes si ‘çelës’ për t’i fituar zgjedhjet, njëjtë kishte bërë me blerjen e Figos (Foto)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke e menduar një ofertë prej 85 milionë funte për Kylian Mbappen, dhe kjo pasi zgjedhjet për presidente të klubit janë afër. 

Sulmuesi 18 vjeçari i Monacos, është kthyer në sensacion evropian prej se kur ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbappe është bërë lojtari i parë që ka shënuar gol në të gjitha ndeshjet e sistemit nokaut si në shtëpi, ashtu edhe jashtë fushës, kur eliminuan Manchester Cityn dhe Borussia Dortmundin.

Për të ka interesim edhe nga Manchester United dhe Barcelona.

Real Madridi është i interesuar që të thyej rekordin e transferimeve për lojtarin  ri francez, siç kishte bërë në vitin 2000 ku kishin blerë Luis Figon nga Barcelona për 60 milionë euro.

Ky është premtimi që ka bërë Perez, një transferimi si ai i Figos për të fituar sërish zgjedhjet.

Djaloshi i ri që i ka bërë të gjithë për veti

Mbappe po kalon një formë të jashtëzakonshme në sezonin e tij të parë.

Ai ka shënuar 13 gola deri më tani në kampionatin francez.

Sipas L’Equipe, Perez është gati t paguajë 85 milionë funte për lojtarin.

Mbappe nuk do ta thyente rekordin e Paul Pogbas, por që do të ishte lojtari më i shtrenjtë nën moshën 20 vjeç. /Telegrafi/