Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez vazhdon të eksplorojë mundësitë e zëvendësimit të Zinedine Zidanes sezonin e ardhshëm.
Megjithë fitoret e njëpasnjëshme të javës së kaluar kundër APOEL dhe Malagas, Perez thuhet se mban dyshime rreth njohurive taktike të Zidanes.
Në të vërtetë, sipas mediumit Don Balon ka një ndjenjë brenda dhomave të bordit të Realit se aftësitë e Zidanes janë shumë larg para paraardhësit të tij, Rafa Benitez.
Si i tillë, presidenti i klubit, Perez është duke kërkuar një ekspert taktik si trajnerin e ardhshëm të Mbretërve.
Ndërsa është përmendur menaxheri i Gjermanisë, Joachim Low, si trajner i ardhshëm, tani është shfaqur edhe emri i italianit Antonio Conte.
Menaxheri i Chelseat është nën presion në Stamford Bridge, me të ardhmen e tij në dyshim pasi ai është i lidhur me një kthim në Itali, por edhe në Ligue 1 te PSG.
Conte tani po del si zgjedhje e parë e Perezit për të pasuar Zidanen, por francezi duhet të përfundojë sezonin pa asnjë trofe.
Interesant e gjithë kësaj është se dyshja e trajnerëve Zidane-Conte janë ish-bashkëlojtar dhe shok, pasi kanë luajtur së bashku për Juventusin. /Telegrafi/