Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke kërkuar për blerës serioz në Evropë për sulmuesin Karim Benzema.
Benzema është duke e zhvilluar sezonin e nëntë me fanellën e Real Madridit, ku gjithmonë ka qenë titullar i padiskutueshëm i sulmit.
Sulmuesi francez ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me Mbretërit, por duket se karriera e tij në Santiago Bernabeu është drejt fundit.
30-vjeçari ka humbur vazhdimësinë dhe drejtuesit e klubit po mendojnë ta shesin gjatë afatit të verës, ku mund mungojnë edhe ofertat drejt tij.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Perez dëshiron të gjejë një blerës për francezin, megjithëse heziton të bëjë publike planet e tyre përpara përfundimit të Ligës së Kampionëve.
Perez shpreson të përfitojë 60 milionë euro nga shitja e Benzemas me Paris Saint-Germain, Inter, Milan dhe disa skuadra angleze të interesuara.
Megjithatë, asnjë klub nuk është i gatshëm të shkojë më shumë se 40 milionë euro për një sulmues, i cili do të mbush 31 vjet më vonë këtë vit.
Çështje tjetër e komplikuar është vet Benzema, i cili nuk ka plane për të lënë Madridin së shpejti, pasi ndjen se është i rëndësishëm me 409 ndeshje të zhvilluara dhe 191 gola të shënuara me fanellën e bardhë. /Telegrafi/