Telegrafi

Pereyra tradhton Juventusin

Roberto Pereyra mund ta lërë Juventusin që të bashkohet me Napolin, pasi lojtarit do t’i pëlqente një lëvizje e tillë. 

Mesfushori sulmues tash e disa ditë është i lidhur me një kalim të mundshëm.

“Jam duke punuar me agjentin e Pereyras, Sergio Furlan për ta transferuar atë në Napoli, ose në një skuadër tjetër”, ka thënë Claudio Vagheggi që është duke bërë negociata për lojtarin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Pereyras i pëlqen shumë Napoli, dhe do të ishte ndër për të nëse ai largohet nga Juve”.

“Mund të ndodh shumë shpejtë”.

Çmimi për kartonin e lojtarit është 18 milionë funte.  /Telegrafi/