Bruno Peres ka arritur në Romë ku do t’i kryej vizitat mjekësore dhe do të bashkohet me këtë skuadër nga Torino.
Mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshje me klubin Gialloross, dhe do të bëhen vetëm vizitat mjekësore.
Trajneri Luciano Spalletti i ka uruar mirëseardhje brazilianit para se ai të zbriste sot në aeroport.
Transferimi i tij do të kushtojë 1 milion euro huazimi, ndërsa 13.5 milionë euro për ta blerë kartonin e tij.
Po ashtu parashihen edhe bonuse të tjera në kontratë.
Prezantimi pritet të bëhet sot ose nesër nga klubi i Romës. /Telegrafi/