Site icon Telegrafi

Peres largohet nga Roma, e kërkojnë Porto dhe Benfica

DETROIT, MI - JULY 19: Bruno Peres #25 of AS Roma kicks a penalty shot during overtime of a match against Paris Saint-Germain during the second half at Comerica Park on July 19, 2017 in Detroit, Michigan. (Photo by Duane Burleson/Getty Images)

Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres po kalon ditët e tij të fundit tek skuadra italiane Roma.

Që pas rikthimit nga lëndimi i Alessandro Florenzit, braziliani ka humbur vendin në formacionin bazë të skuadrës tij.

Kësisoj pasi është ulur në stol nga trajneri Eusebio Di Franesco, Peres po kërkon largimin nga Roma.

E ardhmja e brazilianit pritet të jetë në elitën e futbollit portugez.

Dy gjigantët e Portugalisë, Porto dhe Benfica janë vënë në kërkim të mbrojtësit brazilian.

Roma është e gatshme ta shesë lojtarin nëse në klub vije një ofertë rreth 15 milionë euro.

Peres iu bashkua Romës dy vite më parë nga Torino për 13 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version