Mesfushori i Manchester United, Andreas Pereira është i zemëruar ndaj pretendimeve se ai po flet në media për shkarkimin e menaxherit Jose Mourinho.
Është folur se Pereira i kishte dal madje në krah Paul Pogbas në zënkën e tij me Mourinhon, por ka qenë vetë lojtari që i ka zbuluar episodet pas humbjes në ndeshjen e Kupës Carabao me Derbyn.
“Ishte në një ndeshje e kupës. Pogba e postoi videon më parë ku isha unë dhe Luke Shaw duke qeshur”.
“Ne ishim duke fituar ndeshjen 1-0 në kohën kur u postua video, pastaj kemi humbur ndeshjen, dhe njerëzit kanë thënë se Pogba e kishte postuar më vonë, por ai e ka postuar më parë”.
“Menaxheri mendoi se Pogba e kishte postuar më vonë. Ai e pyeti pse ndodhi kjo”.
Kjo ishte arsyeja pse Mourinho i hoqi shiritin e kapitenit francezit.
Pereira tutje shtoi se nuk ka asnjë numër të medieve në telefonin e tij, ndërsa e çmon Jose Mourinhon për rastin që ia ka dhënë.
“Mourinho më dha një shans, më tha:”Unë dua që ti të rrish këtu”.
“Do të ishte një goditje në këmbët e mia po të flisja keq për njeriun që më ka dhënë mundësinë e parë për të luajtur dhe është ende duke e bërë këtë”, ka deklaruar mesfushori. /Telegrafi/