Gazetari dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 2, Bled Mane, bëri një deklaratë të fortë pak ditë më parë.
Ai u shpreh se disa vajza të njohura tentuan të kopjojnë foton virale të Rike Roçit dhe të merrnin vëmendjen e mediave të huaja.
“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken por nuk tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve të huaj. Pashë Luana Vjollcën që përdridhej, Hygerta Sakon, atë kosovaren Murati që përdridhej dhe nuk tërhoqën vëmendje. Foto- reporterët janë lodhur nga silikoni dhe duan vetëm bio”, tha ai.
Duket se një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe Luana me anë të një mesazhi të ndarë në rrjete sociale.
“Një grua e fortë mund të heshtë kur njerëzit flasin pas shpine. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e vëren”, nis shkrimi.
Biondja vazhdoi: “Thjesht do të thotë se ajo zgjedh të mos e harxhojë energjinë e saj në budallaqe. Ka gjëra më të rëndësishme për të bërë”.
Bledi shquhet për ‘kunjat’ dhe këtë e bën shpesh për personazhet e famshme. /Telegrafi/