Një përdoruese në TikTok kapi momentin kur vërejti qenin e fqinjit të saj ‘duke e spiunuar atë’ përmes një vrime dhe po bëhet viral në TikTok pasi qeni është shumë i lezetshëm.
Gabriella Guzman, 27 vjeçe, doli për të bërë një foto të pamjes së mrekullueshme nga apartamenti i saj në New York, kur vuri re një palë sy që e vështronin.
Fytyra e qenit të bardhë mbulon në mënyrë të përkryer vrimën, dhe qeni dukej se po i buzëqeshte asaj. /Telegrafi/