Site icon Telegrafi

Përdoruesja e TikTokut nxit reagime të ashpra me transformimet e pazakonta

Përdoruesja e TikTokut e njohur me nofkën “cramakeup”, vazhdimisht publikon transformime të pazakonta që i arrin përmes grimit.

Në profilin që e ndjekin mbi gjysmë milioni njerëz, përveç se lavdërohet me fotografitë – ajo tregon fuqinë e grimit që arrin ta transformoj plotësisht një person, transmeton Telegrafi.

Megjithatë këto ndryshime drastike nuk është se janë mirëpritur nga përdorues të shumtë, që po besojnë se ajo po ndërron linjat e fytyrës dhe se mezi po arrijnë ta njohin.

“Kjo duhet të jetë e kundërligjshme. E tmerrshme. Një person krejt tjetër. Është e tepërt”, janë disa prej komenteve.

Por kjo nuk e dekurajoi vajzën që të vazhdojë me publikimin e videove, që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave të reja. /Telegrafi/

@cramakeup?hair IG: joyelangwe #transition #fypシ #xzybca #trending #catfish #makeup

♬ ptpom x japanese stutter – jovynn

Exit mobile version