Telegrafi

Përdoruesja e TikTok publikon momentin kur rrufeja godet verandën e saj

Një grua ka kapur momentin tronditës kur rrufeja goditi verandën e saj.

Përdoruesja e TikTok, Stacy Holley e nxori kamerën e saj pikërisht në kohën e duhur gjatë një stuhie shiu, transmeton Telegrafi.

Në një ditë me shi të rrëmbyeshëm, Holley përjetoi të pamundurën kur rrufeja goditi verandën e saj, që dukej se kishte një çati prej kallaji.

“Rrufeja goditi verandën time sapo fillova të incizoja shiun”, shkroi Holley në mbishkrim.

Videoja filloi me Holley-n që hapte derën (derisa qëndronte brenda) kur lëvizi kamerën përreth për të treguar shiun e dendur që rrethonte verandën e saj. Pastaj u dëgjua një zhurmë shpërthimi. Rrufeja kishte goditur një pjesë të çatisë, duke bërë që prushi të shpërthejë kudo. /Telegrafi/

@therealstacyholley lighting struck my porch just as I started recording the rain ? #storm #lightning ♬ original sound – Stacy Holley