Në rrjetet sociale është rihapur tema se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, përdor zëvendësuese për t’u shfaqur në kraha të presidentit Donald Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij gjatë fundjavës kanë qëndruar për një vizitë në Alabama, ku e humbën jetën 23 njerëz.
Mirëpo, me të arritur në Alabama, në Twitter nisi të shpërndahej hashtagu ‘#FakeMelania’ (Melania e rrejshme).
Në fakt, përdoruesit e Twitterit dhe ithtarët e teorive konspirative pohojnë se Melania ka përdorur një zëvendësuese për këtë rast.
Si fakt, ata kanë bërë krahasime të flokëve, gjatësisë, hundës dhe sjelljeve. Sipas tyre, dallimet ndërmjet saj dhe sozies janë të dukshme dhe se personi që ka qenë me Trumpin nuk është Melania.
The recasting of Melania is the worst I've seen since they recast Aunt Viv in Fresh Prince #fakemelania pic.twitter.com/HDIMi7FDAh
— James 🇵🇸 (@jamescorscadden) March 9, 2019
Thashethemet se Zonja e Parë me raste përdor një sozie kanë filluar që në tetor të vitit 2017, kur ishte paraqitur para mediave. Ndërsa në gusht të vitit të kaluar u përhapën spekulimet se ajo nuk kishte udhëtuar në Columbus. /Telegrafi/
https://twitter.com/RupertMyers/status/1104146945583521794
President Trump, First Lady Melania Trump land in West Palm Beach, Florida. pic.twitter.com/eVFaw4wgvg
— The Hill (@thehill) March 8, 2019