Site icon Telegrafi

Ndalohet përdorimi i një tjetër aplikacioni popullor, SHBA bllokon CapCut

Një tjetër aplikacion i njohur është ndaluar në SHBA së bashku me TikTok.

Nëse nuk e keni ditur, një ligj i ri i miratuar vitin e kaluar urdhëroi që kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, të shiste pronësinë deri më 19 janar 2025.

Nëse jo, platforma duhej të hiqej nga App Store.

ByteDance ka refuzuar të shesë aplikacionin, që do të thotë se ndalimi ka hyrë në fuqi që sot.

Por, fatkeqësisht TikTok nuk është e vetmja platformë që zotëron ByteDance, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kompania është gjithashtu pronare e CapCut, e cila gjithashtu ka pezulluar shërbimin pak para se ora të shënonte mesnatën e 19 janarit.

“Na vjen keq, CapCut nuk është e disponueshme për momentin”, thuhet në faqen e aplikacionit.

“Një ligj i ri që ndalon CapCut është miratuar në SHBA. Për fat të keq, kjo do të thotë që ju nuk mund ta përdorni CapCut për momentin. Jini të sigurt, ne po punojmë për të rivendosur shërbimin tonë në SHBA. Ju lutemi qëndroni të sintonizuar! Ndërkohë, ju mund të menaxhoni ende të dhënat e llogarisë tuaj”, vazhdon deklarata.

Ndryshe, kohët e fundit këtë javë, USA Today vuri në dukje se ishte e paqartë nëse CapCut do të ndikohej nga ligji që synon TikTok.

Megjithatë, duket se përgjigja është e qartë – CapCut, së bashku me TikTok, nuk do të jenë të disponueshëm për përdoruesit amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version