Telegrafi

Përdoruesi në TikTok tregon në video se si mund ta rrisë gishtin

Një burrë është bërë viral me gishtin e tij të madh të dorës i cili duket se zgjatet deri në 5 inç.

Sipas Indy100, përcjell Telegrafi, Jacob Pina është nga Westport, Massachusetts dhe ka arritur famën virale falë gishtit të tij të pazakontë.

Derisa është në gjendje të relaksuar, gishti i madh i tij është me gjatësi mesatare, por Pina është në gjendje ta zgjasë atë në rreth 5 inç.

Në videot në llogarinë e tij në TikTok @jwpine, Pina ka treguar atë që mund të bëjë gishti i madh, duke përfshirë video të shumta ku ai vendos dorën nën ujë dhe e shtrin gishtin e tij derisa disi duket se fillon të rritet.

Siç bëhet e ditur, 2.2 milionë ndjekësit e tij kanë mbetur të tronditur dhe të intriguar nga aftësia e tij e pazakontë, dhe disa nuk mund ta besojnë atë që po shohin sytë e tyre. /Telegrafi/

@jwpina Pshhhh nah ?? #foryou #fyp #longthumb #4u ♬ original sound – Jacob Pina