Telegrafi

Përdorni aspirinën për t’i zbardhur rrobat dhe për t’i larguar njollat e djersës

Është vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave e gjithashtu edhe heqja e njollave

Por një nga problemet më të mëdha është humbja e ngjyrës së rrobave pas disa larjeve.

Megjithatë, për këtë duket se ka një zgjidhje, dhe ajo gjendet në shtëpinë tuaj – është fjala për aspirinën!

Ekspertët thonë se pilulat e aspirinës e kanë aftësinë t’i zbardhin rrobat dhe t’ia rikthejnë ngjyrën origjinale, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, mjafton t’i vendosni 3 ose 4 pilula të aspirinës bashkë me rrobat tuaja brenda rrobalarësit dhe do ta vëreni se pas larjes rrobat janë zbardhuar.

Lexo po ashtu Tetë përdorime të pabesueshme të aspirinës që ndoshta nuk i dini

Përveç kësaj, pilulat mund t’i përdorni edhe për heqjen e njollave të djersës. Këtë mund ta bëni duke e hedhur pak ujë në pilula për t’i “aktivizuar” ato, pastaj përzierjen ta aplikoni në njolla dhe ta lini disa orë.

Pas disa orëve, rrobat i pastroni si zakonisht dhe njollat e djersës hiqen. /Telegrafi/