Telegrafi

Përdorimi i tepruar i “photoshopit” deformoi këmbët e Kidës në imazhin e fundit?

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja e njohur Kida, ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere me projekte të shumta muzikore.

Ajo është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja i befasoi të gjithë me një fotografi provokuese nga pushimet, ku shfaqej në bikini, teksa mbulonte me gjethe pjesën e gjoksit.

Përkundër faktit që dukej shumë tërheqëse në fotografi, fansat me sy të mbrehtë vërejtën një detaj, i cili e zbehi bukurinë e fotografisë.

Lexo po ashtu Kur gjërat nuk shkojnë sipas skenarit, Kida tregon prapaskenat e xhirimeve kur Kejvina nuk mundi të hiqte maskën

Bëhet fjalë për pjesën e këmbëve, ku duken të deformuara teksa shumica e ndjekësve kanë aluduar se nuk ka të bëjë me këndin e fotografisë, por me përdorimin e tepruar të ‘photoshop’-it.

Fansat dyshojnë se këngëtarja deformoi këmbët e saj në këtë fotografi me përdorimin e teperuar të ‘photoshop’-it (Foto: Kida/Instagram)

Sido që të jetë, komplimentet e shumta nga fansat dhe kolegët e saj nuk munguan në hapësirën për komente.

“Edhe sa” dhe “PP” (bashkëpunim me Mozzik), janë dy këngët e suksesshme që Kida solli për fansat e saj këtë verë. /Telegrafi/