Site icon Telegrafi

Përdorimi i antibiotikëve dhe barnave tjera, rreziku nga rezistenca antimikrobike e ruajta adekuate e ilaçeve në shtëpi – flet farmacistja Mehaj

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, farmacistja Dardana Mehaj ka folur lidhur me përdorimin e barnave në Kosovë.

Mehaj, e cila është edhe drejtoreshë e Barnatores Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka folur edhe lidhur edhe për risitë në QKUK në lidhje me shërbimin farmaceutik, furnizimin me barna, kushtet për ruajtjen e tyre etj.

A jemi të prirë të përdorim shumë barna, si veprojnë ilaçet në trup, pse disa ilaçe kanë efekte anësore te disa individë, e te disa tjerë jo?

A abuzohet me përdorimin e antibiotikëve në Kosovë, pse jepen në barnatore pa recetë mjekut? Sa është shqetësuese rezistenca ndaj antibiotikëve (rezistenca antimikrobike)?

Me çka duhet të shoqërohen antibiotikët që të ruhet flora normale e zorrëve te fëmijët e si duhet të ruhen barnat në shtëpi?

Të gjitha këto na i sqaron farmacistja Dardana Mehaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” me autore Besnike Salihu. /Telegrafi/

Exit mobile version