Site icon Telegrafi

Përdori fëmijët për pornografi, arrestohet në Gjilan i dyshuari nga Shqipëria

Foto: Ilustrim

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “përdorim i fëmijëve për pornografi”.

Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar pasi që është takuar në shoqëri të viktimës femër kosovare.

Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version