Policia e Kosovës në Kamenicë, ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë hasur në dy kundërvajtës në dy raste të ndara të cilët gjatë drejtimit të mjeteve kanë përdorur telefonin mobil në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
“Gjatë verifikimit është kuptuar se që të dy kundërvajtësit e kanë përsëritur kundërvajtjen e njëjtë për herën e dyte, andaj ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muaj”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar se në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, të gjithë shoferët e mjeteve me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. /Telegrafi/