Tre persona janë arrestuar në Britani të Madhe, pasi që vodhën pesë vetura Mitsubishi Outlander, duke përdorur pajisje në vlerë prej 20 mijë funteve.
29, 31 dhe 33-vjeçari u arrestuan pasi që autoritetet lokale në kamera të sigurisë panë sesi po tentonin të vjedhin Outlanderin, transmeton Telegrafi.
Videoja e tentim-vjedhjes është publikuar në rrjete sociale, dhe shfaq burrat duke përdorur pajisje për hapjen e veturës. E njëjta video ka shërbyer për identifikimin e personave të cilët policia arriti t’i gjurmojë.
Duke e kërkuar veturën në pronësi të njërit prej hajnave, policia gjeti një Nintendo Game Boy të rrejshme. Nën kapakun e saj gjendej pajisja që kap vlerën e 20 mijë funteve që mund të hap dhe vë në lëvizje veturën.
Ishte një pajisje e koduar që ekskluzivisht të funksionojë në Mitsubishi Outlander. Madje policia ka gjetur një video manual me të cilën tregohet një burrë që shpjegon sesi duhet punuar me pajisjen, dhe e njëjta do të shërbeu si provë materiale.
Njëri prej hajnave tashmë është dënuar me 30 muaj burgim, derisa dy tjerët me nga 22 muaj. /Telegrafi/