Site icon Telegrafi

Përdorën forcë të tepruar ndaj dy personave, shkarkohen dy policë në Atlanta, publikohen pamjet e këtij momenti

Dy policë në Atlanta të SHBA-ve janë shkarkuar dhe tre tjerë po hetohen, kurse priten vlerësime për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave kundër racizmit të organizuara në këtë qytetet gjatë të enjtes mbrëma, ka bërë të ditur kryetarja e Atlantës, Keisha Lance Bottoms.

Vendimi është marrë pasi që kryetarja Lance Bottoms dhe drejtoresha e policisë Erica Shields, kanë parë pamjet nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Shields i pa pamjet që ishin të qasshme në internet, duke i cilësuar si shokuese, derisa Bottoms ka bërë të ditur se përdorimi i tepruar i forcës është i papranueshëm.

Në video shihen një grup policësh të gatshëm për shpërndarjen e turmës dhe me gaz-maska, të cilët rrethojnë një veturë në të cilën ishte një mashkull dhe një femër.

Videoja shfaq policët që nxjerrin gruan nga vetura, derisa kundër burrit përdorin forcë të tepruar për ta detyruar të del jashtë mjetit.

Gruan menjëherë e prangosin duke e përplasur për tokë, kurse gazetarët lokalë kanë filmuar incidentin me të cilin pretendohet se policët para këtij momentin kishin thyer xhamin e veturës.

Një gazetar ka thënë se policët madje i kanë shpuar gomat e veturës, e Shields ka kërkuar falje për këtë incident duke shtuar se sjellja e policëve ka qenë e papranueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version