Site icon Telegrafi

Përdoren forcë gjatë reagimit në një incident, IKP rekomandon suspendimin e dy policëve në Suharekë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin dy zyrtarëve policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve thotë se, të premten ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës në Suharekë lidhur me një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë. Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës”, vijon njoftimi i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Tutje, në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Telegrafi/

Exit mobile version