Site icon Telegrafi

Përdor spec djegës për të “fryrë” buzët, truku i çuditshëm nxit debate në rrjete sociale

Ndërsa disa këshilla të ndara në rrjete sociale mund të jenë vërtet të dobishme, të tjerat janë krejtësisht të çuditshme dhe potencialisht të dëmshme.

Kohët e fundit, një influencuese e bukurisë me bazë në New Delhi ka ndezur debat në internet pasi ka shpërndarë një video që tregon një truk të saj për të “fryrë” buzët, përcjell Telegrafi.

Në video, Shubhangi Anand shihet duke përdorur spec djegës për të fryrë buzët e saj.

Pamjet në Instagram shfaqin Anand duke prerë një spec të gjelbër në mes dhe duke fërkuar buzët.

Kjo i ka lënë shikuesit të hutuar dhe të shqetësuar, me shumë njerëz që e kanë cilësuar atë veprim si të pamatur dhe potencialisht të rrezikshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version