Site icon Telegrafi

Përditësohet situata me lëndimet e Pogbas dhe Gattit pas fitores së Juventusit ndaj Empolit

Stafi mjekësor i Juventusit konfirmon se Paul Pogba nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz muskulor, ndërsa Federico Gatti e ka ndrydhur kyçin e këmbës.

Bianconerët u rikthyen në rrugën e duhur me fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Empolit në Stadio Castellani, me golat e Danilo dhe Federico Chiesa.

Pati shqetësime në minutat e fundit kur Pogba u pa duke shtrënguar pjesën e pasme të kofshës dhe duke folur me mjekët pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Klubet nga Arabia Saudite nuk heqin dorë nga Pogba

Trajneri Max Allegri konfirmoi se francezi ‘ndjeu një goditje’ dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Për fat të Juventusit, rezultatet u rikthyen sot dhe Pogba nuk ka pësuar asnjë lëndim, ka vetëm një mbingarkesë të lehtë të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së djathtë.

Megjithatë, ka një lajm më të keq për mbrojtësin italian Gatti, i cili ka ndrydhur kyçin e këmbës së majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version