Telegrafi

Përditësimet më të fundit lidhur me lëndimet e Chiellinit dhe Zakarias

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Fitorja e Juventusit kundër Hellas Veronas (2-0) të dielën mbrëma ishte thuajse përsosur, pos lëndimeve që pësuan Denis Zakaria dhe Giorgio Chiellini.

Mesfushori i ri i Bianconerëve realizoi në debutimin e tij, mirëpo disa minuta më vonë pësoi një dëmtim duke e detyruar Massimiliano Allegrin që ta zëvendësojë.

Edhe kapiteni u largua nga fusha në minutën e 75-të dhe në vend të tij u inkuadrua Daniele Rugani, për shkak të një lëndimi muskulor.

(Foto: Instagram/giorgiochiellini)

Sipas njoftimit të Romeo Agresti, Zakaria ka pësuar një goditje në fund të shpinës, por nuk konsiderohet serioze dhe ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e të enjtes kundër Sassuolos.

Ndërkaq, Chiellini gjatë ditës së nesërme (e martë) do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në J-Medical për ta vlerësuar situatën e tij shëndetësore.

Sky Sport Italia raporton se me shumë mundësi qendërmbrojtësi do të pushojë në dy ndeshjet e radhës, ashtu që mund të mungojë në derbin e Torinos dhe sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit. /Telegrafi/