Site icon Telegrafi

Përdhunimi i 18-vjeçares në Greqi nga vëllai i njerkës, kyetari i komunitetit shqiptar zbulon detaje

Foto: Ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar vrau kunatin pasi ky i fundit i përdhunonte vajzën që kishte më gruan e parë, për 9 vite me radhë.

Doktor Luan Zyka, kryetar i komunitetit shqiptar të Selanikut, është shprehur për Euronews Albania se 33-vjeçari përdhunoi për 9 vite me radhë 18-vjeçaren, përmes shantazhit me anë të videove intime.

Zyka zbuloi po ashtu se të dyja familjet, si ajo e 50-vjeçarit, ashtu edhe ajo e 33-vjeçarit, ishin nga Skrapari.

Lexo po ashtu Flet 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin në Itali: Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhet të bëja

Ai tha se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet të shihet disi më thëllë, në problematikat e familjeve shqiptare që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Ngjarja është tragjike, tragjike për babain, i cili ndodhet në burg me një fëmijë të helmuar. Unë kam biseduar dje me Policinë e Volosit, u interesuam për gjendjen psikike të babait dhe vajzës. Pranë tyre ka organe të caktuara psikologjike.

Vajzën e ka përdhunuar vëllai i njerkës, jo vëllai i nënës. Çështja ka të bëjë me problemet e familjes shqiptare emigrante. Janë nga Skrapari të dy familjet, edhe i ati i vajzës dhe përdhunuesi 33-vjeçar. Një njeri i familjës që të përdhunojë për 9 vite fëmijën dhe pjesëtarët e tjerë të mos e marrin vesh… Ai e shantazhonte për të marrë para.

Vajza ishte studente dhe qiradhënësi i thotë që vajza jote nuk ka paguar paratë. Këtu u zbulua kjo ngjarje. Autori i dyshuar shantazhonte vajzën me video të marrëdhënieve seksuale, për t’i marrë para. Nëse kjo është e vërtetë, ai ka qenë një mostër psikologjike”, tha Zyka. /Telegrafi/

Exit mobile version