Dje u njoftua se shumë qytete në Serbi kanë hequr dorë nga festat e fundvitit nëpër sheshe, paratë janë caktuar që tu jepen për barna fëmijëve të sëmurë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Pozitiv.
Por sa para do të harxhojnë qytetarët e Maqedonisë për festat në Shkup?
Në qendrën e Shkupit do të ketë dy festa të fundvitit. Njëra organizohet nga kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski. Koce Trajanovski, kryetari i Bashkisë së Shkupit prezantoi dje manifestimin vjetor. Manifestimi fillon me 24 dhjetor ku janë shpenzuar rreth 2 milionë denarë, kurse ky manifestim është donuar nga Telekomi i Maqedonisë dhe një birarie nga Shkpi. /Telegrafi/