Përderisa mbrëmë qytetarët e gjuajtën me ngjyrë të kuqe fotografinë ish-ministren Gordana Jankullovska dhe i ka dëgjuar inçizimet ku ajo thotë ‘nuk mundesh asnjë vrasje ta fshehësh’, Jankullovska në profilin e saj në Facebook postoi një status se bën tifo për ‘Liverpool’ në ndeshjen që po lunte, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestat e ditëve të fundit në Shkup ishin në shënim të vrasjes së heshtur të Martin Neshkovskit para 5 viteve, përderisa ajo ishte ministre e punëve të brendshme. /Telegrafi/