Ishte paralajmëruar dhe duket se po ndodh. Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump ka ridekoruar Zyrën Ovale, duke vendosur perde të arta, ndryshe nga perdet që ishin në zyrën e presidentit Obama.
Dashuria e Trump për arin është e njohur.
Trump po ashtu ka hequr edhe tapetin që përdorte Obama, që ishte i mbushur me citate të fuqishme nga historia amerikane.
Disa media kanë nxituar ta krahasojnë pasionin që ka Trump për dekorimin e artë me atë të Luigjit XIV në Francë.
Por nëse pushteti absolut i Luigjit e ktheu Versajën në një prej pallateve më të bukur në Europë, ari nuk para përdoret shumë kohët e fundit për dekorim, shkruan mapo.al.
Sipas “The Atlantic”, pas Revolucionit Francez, ari nisi të dalë nga moda.
Në vitin 2011, dekorimin me flori, gazeta britanike “The Telegraph” do e quante “shik diktatorial”.
Sadam Hysein ndërtoi disa pallate të tilla të dekoruara me ar dhe mermer, madje revista “Vanity Fair” e pati krahasuar me pronat e Trump.
Edhe Muamar Gadafi ishte i fiksuar pas mobiljeve prej ari.
“The Atlantic” risjell historinë e Midasit mitik, që e shndërronte në ar çdo gjë që prekte.
Babai i Trump njëherë e një kohë pati thënë për të birin se edhe ai e kthen në flori gjithçka që prek.
Megjithatë, mbreti Midas e kuptoi se dhuntia e tij e artë në fakt ishte një mallkim.