Telegrafi

Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën

Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës

Të premte në orën 21:00, Selecaot përballen me Gjelat, për të përcaktuar se kush kalon në gjysmëfinale.

Ronaldo ka thënë se janë të bashkuar përkundër se kishte zëra se ekipi është i ndarë në dy kampe shkaku i CR7 për huqjet e tij në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë së bashku. Forca Portugali !”, shkruhet në llogarinë zyrtare të kapitenit të ekipit luzitan.

Pas ndeshjes emocionuese ndaj Sllovenisë, pasi humbi një penallti në kohën shtesë, Cristiano Ronaldo do të dëshirojë të dëshmojë veten në ndeshjen ndaj Francës. /Telegrafi/