UEFA ka përzgjedhur gjyqtarët që do të drejtojnë ballafaqimet e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të martën dhe të mërkurën do të mësohen dy skuadrat që do të ndeshen mes vete në finalen e Kardifit më 3 qershor.
Nesër në mbrëmje takohen Juventusi dhe Monaco, ku skuadra italiane ka bërë një hap të madh drejt finales pas triumfit 2:0 në Francë. Ballafaqimin në Juventus Stadium, do ta drejtojë gjyqtari holandez Bjorn Kuipers, raporton KosovaPress.
Ndërsa dueli i kthimit mes dy ekipeve të Madridit, do të gjykohet nga turku Cuneyt Cakir.
Reali udhëton drejt Vicente Calderon me epërsi prej 3:0 nga ndeshja e parë.